BallinaAktualitetHumb jetën 73-vjeçarja, shkon në 20 numri i viktimave nga koronavirusi në...

Humb jetën 73-vjeçarja, shkon në 20 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Një 73-vjeçare e infektuar me koronavirusin ka humbur jetën në Kosovë. Kështu, numri i viktimave të shkaktuara nga Covid-19 në vend është rritur në 20.

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se pacientja me iniciale F.G ka ndërruar jetë sonte gjatë mbrëmjes. Viktima 73-vjeçare ishte nga komuna e Shtimes. Ajo ishte shtruar në spital nga data 20 e këtij muaji.

Përveç koronavirusit, pacientja ishte diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga Klinika Infektive-QKUK 25. 04. 2020 Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje (25. 04. 2020) në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja F.G. (1947), nga komuna e Shtimes. Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike. Kjo është vdekja e 15 në QKUK nga Covid-19 dhe e njëzeta (20) në nivel vendi nga kjo sëmundje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular