BallinaAktualitetMe klarinetë për të bërë muzikë, pensionisti nuk lejohet nga policia bashkiake

Me klarinetë për të bërë muzikë, pensionisti nuk lejohet nga policia bashkiake

Orët e liridaljes nuk u shtrytëzuan prej pensionistëve vetëm për shëtitje dhe për të marrë ajër.

Prej tyre kishte edhe nga ata që menduan për pak muzikë, e pse jo në këto ditë të vështira të merrte dhe shpërblim për atmosferën ndryshe. I pozicionuar në sheshin Skëndërbej, me një klan duke luajtur muzikë, duket se ka shqetësuar vetëm bashkinë e Tiranës.

Policia bashkiake ka ndërhyrë duke kërkuar ta largojnë edhe pse muzikanti nuk sillte rrezik për përhapjen e koronavirusit.

Pasi largohen muzikanti pensionist rikthehet të rinisë punën e tij por efektivët janë në gatishmëri.

Pas urdhrit të policisë bashkiake, ai detyrohet të mbledhë veglat dhe me biçikletë të largohet nga sheshi, ndoshta duke pritur të shtunën e ardhshme, ndoshta dhe një ndihmë nga bashkia. Ora

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular