BallinaAktualitetMuharrem Hoxha parodi për gjobën 100 mijë lekë: Qysh t’ja bëj ore...

Muharrem Hoxha parodi për gjobën 100 mijë lekë: Qysh t’ja bëj ore lum miku, e krujta me gjethe fiku…

Aktori i njohur i humorit, Muharrem Hoxha ka realizuar një parodi mbi situatën e shtetrrethimit ku ndodhet vendi.

Ai e ka titulluar parodinë “E kruajta vetë” dhe ia dedikon një të moshuari që shkel rregullat e izolimit dhe merr 100 mijë lekë gjobë.

“Mora gjobë 100 mijë lekë, desh më iku mendja krejt. Futa veten në siklet e ku ti gjej gjithë ato lekë. Qysh t’ia bëj unë vaj medet vajta dhe e kruajta vetë, ”- këndon Muharrem Hoxha.

Me anë të parodisë, aktori i humorit i bën apel njerëzve të qëndrojnë në shtëpi pasi shëndeti është më i rëndësishëm se gjithcka tjetër.

Gjithashtu kërkon zbatimin e masave për të mos marrë gjoba.

“E krujta vetë”,- titullohet kuplet-parodia e realizuar nga Muharrem Hoxha. Me një tekst ku nuk mungojnë notat e humorit, aktori zgjedh vargjet epike për koronavirusin.

R.L/Dosja.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular