BallinaOP EDCOVID-19 dhe Shqipëria si vendi i fundit në rajon për numrin e...

COVID-19 dhe Shqipëria si vendi i fundit në rajon për numrin e testeve të kryera

Nga Shefqet Bruka
Shqipëria është vendi i fundit në rajon për numrin e testeve të kryera për COVID-19 për 1 milion banorë. Sipas të dhënave nga Worldometer, Shqipëria është në vendin e 99 nga 212 shtete dhe territore të prekura nga COVID-19. Ajo është prapa Malit të Zi që mban vendin e 60, Bosnje e Hercegovinës që mban vendin e 64, Maqedonisë së Veriut të vendit të 69, Serbisë të 70 dhe Greqisë që mban vendin e 77. Shqipëria është edhe prapa Palestinës, Kubës dhe Armenisë. Shqipëria i vetmi vend në botë që ndryshon Kodin Penal gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 Shqipëria i vetmi vend anëtar i Këshillit të Evropës që tërhiqet pjesërisht nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Shqipëria tërhiqet nga detyrimet që rrjedhin nga neni 8 (E drejta për respektimin e jetës private, familjare, banesës dhe korrespondencës) dhe neni 11 (Liria e tubimit dhe e organizimit) të Konventës, tërhiqet nga nenet 1 (Mbrojtja e pronës) dhe 2 (E drejta për arsimim) të Protokollit të Konventës, neni 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit Nr.4 të konventës. Tërheqja pjesërisht nga Konventa Europiane nuk ka kuptim por ajo që është marrëzi dhe tërësisht e pajustifikueshme është tërheqja nga detyrimet që rrjedhin nga nen i 8 – E drejta për respektimin e jetës private, familjare, banesës dhe korrespondencës. Shqipëria është vendi që ka marrë masat më ekstreme dhe më absurde të kufizimit të levizjes së qytetarëve dhe veprimtarive ekonomike. E çuditshme por e vërtetë, në kohë pandemie farmacitë shërbejnë me orar dhe mjeku i familjes qëndron në shtëpi, mbyllen dyqanet që shesin këpucë të cilët kanë një shitës dhe lihen hapur fasoneritë, fabrikat e këpucëve me mbi 300 punonjës. Shqipëria është i vetmi vendi në planet ku kryeministrin e ke gazetar, mjek, polic, gjyqtar e prokuror. Kryeministri jep lajmet, jep masat shtrënguese, gjobat, dënimet penale, këshillat mjekësore, origjinën e fjalës karantinë, të këshillon sa vakte duhet të hash apo si duhet të rrinë në makinë burri dhe gruaja. Shqipëria është i vetmi vendi në planet që tenderin për letër higjenike e klasifikon sekret shtetëror. Në Shqipëri media punon me porosi të shefit dhe për shefin. Në kuadër të frikësimit të qytetarëve në pikun e shikueshmërisë jepen arkivole, ushtri që ka dal rrugëve të New York-ut, policë që rrahin qytetarët, mijëra të vdekur që kanë bllokuar krematoriumet. Në Shqipëria media është kthyer në një makineri terrorri ndaj qytetarëve, ka raste të pakta që media jep mesazhe pozitive dhe këshilla ndërgjegjësuese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular