BallinaAktualitetE shanë në kor nga motra, Arjon Muça u afrohet me qetësi...

E shanë në kor nga motra, Arjon Muça u afrohet me qetësi turmës së adoleshentëve: Doni të…

Moderatori i emisionit të mëngjesit “Ditë e Re” në TV Ora, Arjon Muça ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not”, në TV Ora. Ai ka treguar se është një person që i kthen përgjigje të gjithëve që i shkruajnë në “Inbox” dhe se me qetësinë e tij ka arritur të ndryshojë mendimin e keq që shumë prej ndjekësve apo fansave mund të kenë për të.

“Para 7 vitesh prezantoja një emision dhe në pushim dilja përjashta në oborrin e televizionit dhe pija cigare. Nga ana tjetër e kangjëllave ishte një grup çunash 15-17 vjeç dhe filluan të gjithë në korr të më shanin nga motra. Unë motrën e kam dhe të bukur kështu që duhet të reagoja në një farë mënyre. 

Me një qetësi absurde i afrohem dhe i them, çuna mos doni të bëjmë ndonjë foto? Dhe të gjithë thanë po të lutem sepse prandaj po të tërhiqnim vëmendjen. Domethënë e kupton se si tërhiqet vëmendja, duke të të sharrë. Bëra një fotografi me secilin prej tyre. Më falenderuan, më kërkuan falje dhe u larguan”, shprehet Arjoni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular