BallinaAktualitetMe bekimin e qeverisë italiane, ja plani i Serie A për të...

Me bekimin e qeverisë italiane, ja plani i Serie A për të rifilluar sezonin

Fillon faza e dytë edhe për futbollin italian. Serie A ka rrethuar në kalendar ditë të ndryshme. Në 4 maj u çelet rruga stërvitjeve individuale, ndërsa në grup duhet pritur 18 maji, sigurisht me të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur shëndetin. Për ndeshjet, mendohet që të rifillohet në datat 10-12 qershor, natyrisht me dyer të mbyllura. Ky është plani i Lega Calcio, që më pas mori dritën jeshile edhe nga qeveria, me kryeministrin Konte që zyrtarizoi datat në konferencën e prezantimit të Fazës 2. Edhe pse sa i takon rifillimi të kampionateve, kreu i qeverisë u mjaftua me vetëm këtë qartësim: “Ministri Spadafora është duke punuar që të kuptojë nëse është e mundur që të rifillohen kampionatet”.

Skuadrat e Serie A janë organizuar në bazë të këtij plani: shoqëritë kanë thirrur në bazë lojtarët. Ata që kanë lënë vedin duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë sikundër e parashikon edhe ligji.

Më pas do të jetë momenti për të bërë një kalendar që të lejojë mbylljen e sezonit brenda korrikut, duke i lënë hapësirën e duhur Championsit dhe Europa League. Me shumë mundësi do të bëhet fjalë për një kampionat të shpejtë, me ndeshje çdo tre ditë dhe natyrisht pa publik. Ku në të gjitha stadiumet (mbetet për t’u parë në do të luhet në veri të Italisë), situata duhet monitoruar. Linja është kjo. Duhet rifilluar sepse është e nevojshme duke respektuar të gjitha masat e sigurisë dhe mbi të gjitha duke nënvizuar rifillimin gradual. E gjitha kjo me bekimin e qeverisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular