BallinaAktualitetMinistria e Shendetësisë jep detaje/ Ja kush është pacienti që ndërroi jetë...

Ministria e Shendetësisë jep detaje/ Ja kush është pacienti që ndërroi jetë nga Covid – 19

Ndërron jetë një pacient, i prekur nga koronavirusi, që ndodhej i shtruar në spitalin e Sanatoriumit.

Pacienti kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, si diabet dhe hipertension.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë 60-vjeçari në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19.

60-vjeçari R.K nga Tirana ishte i shtruar në reanimacion prej dy javës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Pacientj vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet).

Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe bën thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e vendosura.

Deri tani 28 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht punës së madhe të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular