BallinaUncategorizedSot ‘liri’ për nënat me fëmijët nën 10 vjeç. Rama: Burra mos...

Sot ‘liri’ për nënat me fëmijët nën 10 vjeç. Rama: Burra mos harroni sot gatuani dhe beni punët e shtëpisë…

Ashtu si javën e kaluar, edhe këtë të diel, nënat me fëmijë nën 10 vjeç do të mund të dalin, deri në orën 11:00.

Njoftimin e dha dje kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ndërsa këtë herë ‘korrigjoi’ edhe gabimin e javës së shkuar.

“Nesër gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç mund të dalin lirisht deri në orën 11.00❤️”
Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht🥣🥙- shkroi Rama dje. Kujtojmë se ditën e djeshme të drejtën për të dalë deri në orën 11:00 të paradites e kishin pensionistët.

Javën e kaluar kreu i qeverisë tha me humor që diçka ishte bërë gabim në vendimin për liridaljen e grave me fëmijët, pasi nuk ishte përcaktuar burg ose gjobë për ata burra që nuk bëjnë punët e shtëpisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular