BallinaAktualitetTë infektuar apo jo? Dalin përgjigjet për 13 policë të tjerë në...

Të infektuar apo jo? Dalin përgjigjet për 13 policë të tjerë në Gjirokastër

Sonte në mbrëmje kanë dalë përgjigjet për 13 efektivë të policisë kufitare në Kakavijë. të cilat fatmirësisht kanë rezultuar negativë.

Asnjëri prej tyre nuk është i infektuar me Covid-19, ndërsa mostrat gjatë së shtunës Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër.

Ndërkohë tre ditë më parë dolën negative përgjigjet për 14 oficerë të tjerë të policisë.

Testimi i tyre është bërë pasi u zbulua pozitiv me Covid-19 një emigrant që kishte hyrë përmes pikës së Kakavijës. Prej 5 ditësh ai u strehua në një hotel në Këlcyrë.

Më pas u transportua drejt Spitalit Infektiv në Tiranë.

Gjirokastra është një ndër dy qarqet që përfioi lehtësim të masave pasi deri më dje s’kishte pasur të infektuar me Covid-19.

Masat lehtësuese do të nisin të zbatohen duke nisur nga nesër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular