BallinaBotaDisa shenja misterioze po shfaqen tek fëmijët/ Sekretari britanik shumë i shqetësuar:...

Disa shenja misterioze po shfaqen tek fëmijët/ Sekretari britanik shumë i shqetësuar: Rastet janë të rralla, por…

Sekretari britanik i shtetit për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social foli sot “shumë i shqetësuar” për një gjendje të re dhe simptoma të lidhura me koronavirusin që duket se po prek fëmijët, shkruan The Sun.

Duke folur sot në konferencën për mediat në Downing Street, Matt Hancock adresoi shqetësimet e mjekëve të NHS të cilët janë informuar për një rritje të një “sindromi inflamator” javët e fundit.

Mjeku i lartë i Anglisë, Prof Chris Whitty tha se gjendja është “shumë e rrallë”, por shtoi se “është plotësisht e mundur që është shkaktuar nga ky virus”.

Ekspertëve kryesorë dhe Shëndetit Publik në Angli u është kërkuar të shikojnë këtë situatë të re, njoftoi shefi i NHS në Angli Prof Stephen Powis.

Prof Powis tha: “Vetëm në ditët e fundit i kemi parë këto raste. Ne kemi kërkuar që ekspertët të shqyrtojnë këtë si një çështje urgjente dhe unë e di se Sekretari i Shtetit është i shqetësuar, siç edhe e tha vetë”.

Alarmi vjen në momentin kur Shoqata e Kujdesit Pediatrik ngriti alarmin duke paralajmëruar një rritje të rasteve me një situatë misterioze për ta në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

“Sindroma inflamatore” e re ka çuar në një rritje të numrit të fëmijëve që kanë nevojë për trajtim në kujdesin intensiv.

Ata thanë që simptomat shfaqen të ngjashme me ato të Covid-19, duke shtuar se të rinjtë janë ankuar për dhimbje barku, të vjella dhe diarre.

Lidhja me virusin ‘plotësisht e besueshme’

Prof Whitty tha ndërsa numri i rasteve është “shumë i vogël”, por ai kërkon hetime të mëtejshme.

“Kjo është një situatë shumë e rrallë por mendoj se është plotësisht e besueshme që është shkaktuar nga ky virus të paktën në disa raste,” tha ai.

“Ne e dimë se tek të rriturit, të cilët natyrisht kanë shumë më tepër sëmundje sesa fëmijët, problemet e mëdha shkaktohen nga një proces inflamator.Prandaj duke pasur parasysh që ne kemi një situatë të re në një kohë të një sëmundje të re, nuk është e sigurt që duhet të kërkojmë edhe shkaqe të tjera, por mundësia që të ekzistojë një lidhje është e besueshme.Por rastet janë shumë të vogla, gjëja kryesore është nëse prindërit shqetësohen, atëherë të telefonojnë dhe të marrin këshilla”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular