BallinaKronikeDyshimet për pistën e ekzekutimit/ Durrës, vëllezërit nga Puka u vranë për...

Dyshimet për pistën e ekzekutimit/ Durrës, vëllezërit nga Puka u vranë për …..

Ngjarja e rëndë e ndodhur në tregun e qytetit të Durrësit ka zbuluar të tjera detaje lidhur mbi identitetin e personave të ekzekutuar.

Sikundër mësohet Besmir Haxhiaj (35) dhe vëllai i tij Viktori janë me origjinë nga Puka, por ata jetonin në Spitallë të Durrësit.

Të dy vëllezërit u gjetën pajetë brenda makinës së tyre tip ‘Golf’ me targa AA716ZZ.

Vellezërit u zunë në pritë ndërsa po kalonin me makinën e tyre.

Deri më tani mësohet se autorët dyshohet se kanë qenë dy.

Ndërkohë që kanë qenë banorët e zones ata që kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë lajmëruar policinë.

Ngjarja ka ndodhur në tregun e makinave në Shënavlash, në atë që njihet si zona e Nishtullës.

Dyshimet e para lidhen me borxhet për makinat.

Ndërkohë që trupat pas identifikimit janë dërguar në morgun e qytetit.

Deri më tani policia ka shoqëruar mbi 30 persona, ku po kështu pritet të kontrollohen kamerat e sigurisë nëse kanë fiksuar autorët.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular