BallinaKronike"Shqiponjat’ prangosin 42-vjeçarin në Tiranë, prezantohej si punonjës policie dhe përdorte…

“Shqiponjat’ prangosin 42-vjeçarin në Tiranë, prezantohej si punonjës policie dhe përdorte…

Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Kompetencat”.

Operacioni, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”

Përdornin dokumente të falsifikuara duke u prezantuar si punonjës policie, në pranga një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kompetencat”, arrestoi shtetasin:

– J. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. H., 53 vjeç.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular