A do futet Bexhet Pacolli në karantinë në Tiranë?

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Behgjet Pacolli është ulur me avionin e tij privat në Tiranë. Kështu raporton Kallxo.com në Kosovë.

Mëngjesin e sotëm, Pacolli shkroi se Ministria e Shëndetësisë nuk e ka lejuar kthimin e tij në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia deklaroi se Pacolli duhet të futet në karantinë për 14 ditë pas kthimit në Kosovë, ashtu sikurse çdo qytetar tjetër në Qendrën e Studentëve në kryeqytet, shkruan Kallxo.com.

Por Pacolli zbarkoi në Tiranë me avionin e tij dhe kjo ka bërë që mediat të pyesin nëse ai është vendosur në karantinë në Tiranë, te hotelet e caktuar nga kryeministri Edi Rama.

Nga ana tjetër, Klan Kosova shkruan se Pacolli do ta kalojë natën në apartamentin e tij në Tiranë.

Kurse Lajmi.net shkruan se ai është nisur drejt Prishtinës. Deri tani mbetet mister se ku ndodhet Pacolli dhe nëse do futet në karantinë nga qeveria shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.