BallinaAktualitetJa kur përfundon viti shkollor, deri kur vazhdon mësimi onlinë dhe si...

Ja kur përfundon viti shkollor, deri kur vazhdon mësimi onlinë dhe si do bëhet vlerësimi nga mësuesit

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njofton se viti shkollor parauniversitar do të përfundojë në qershor si mësimi, provimet e maturantëve dhe vlerësimi nga mësuesit.

Shahini thotë se maturantët do të kenë një provim të lehtësuar por s;ka tolerancë për kopjim. Po ashtu ajo thotë se të tjerët, veç maturantëve do e përfundojnë mësimin online deri më 29 maj.

Kurse mësuesit vlerësimet do i mbyllin brenda dy javëve të para të qershorit. Për vlerësimin ka një kusht sipas Shahinit, do të merren parasysh edhe notat para 9 marsit, por edhe ato pas 9 marsit por tek këto të dytat do të merren parasysh vetëm notat që ndihmojnë nxënësit dhe jo i penalizojnë ato.

Po ashtu Shahini thotë se me rikthimin në shtator temat që janë bërë gjatë qëndrimit në shtëpi do të përsëriten dhe kush ka dëshirë mund të përsërisë vitin.

 

”Lehtësira për provimin, zero tolerancë për kopjimin. Nxënësit të vijnë pa telefon
Kthimi i maturantëve në shkolla janë të domosdoshme që të mbyllin në mënyrë të denjë ciklin.
Nxënësit e tjerë deri më 29 maj mësim online. Vlerësimet përfundimtare 2 javët e para të qershorit duke marrë parasysh notat deri më 9 mars. Do merren parasysh vetëm notat që ndihmojnë, jo që penalizojnë.

Viti shkollor mbyllet në qershor. Do të ofrojmë edhe kurse verore edukative për kthimin në normalitet të fëmijëve. Për këtë ju njoftojmë në vijim. Duke parë dhe gjendjen e sigurisë shëndetësore.
Shtatori do të fillojë me përsëritjen e temave që rikthehen në shtëpi.”- tha Shahini.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular