BallinaKronikePlagosja e policit brenda burgut të Peqinit, arrestohet autori i dyshuar

Plagosja e policit brenda burgut të Peqinit, arrestohet autori i dyshuar

Policia e Peqinit mendohet se ka ndaluar në mbrëmje një person i cili dyshohet se ka plagosur një polic që kryente shërbimin në burgun e këtij qyteti.

Autori mendohet se ka qëlluar me kallashnikov në ajër, ku një plumb qorr ka goditur efektivin e burgut.

Ndërkohë, uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit.

Idajet Paja, 41 vjeç, me detyrë instructor I qenëve u plagos brenda mureve të burgut.

Ai është lënduar lehtë dhe ndodhet në institucionin ku punon ku po merret në pyetje nga grupi hetimor, sqaroi policia.

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qorr, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular