BallinaAktualitetErion Kristo: I kam respektuar masat, por nuk do pres të më...

Erion Kristo: I kam respektuar masat, por nuk do pres të më çajnë dërrasat

Pedagogu Erion Kristo tha se është pro masave, por jo të trajtohet si një idiot.

I ftuar në ‘Arena’ nga Dritan Hila në RTV Ora, ai shtoi se duhet kujdes në trajtimin e kësaj çështje, nuk mund të ketë vetëm një masë: mbylla brenda, por asnjë masë ekonomike dhe sociale.

Erion Kristo: Unë e them haptazi që nuk jam kundër masave, i kam respektuar, por nuk mund të pres të më çajnë dërrasat. Nuk mund të pres që disa njerëz që paguhen me taksat e mia të më thonë ‘je idiot’, nëse nuk e kanë kuptuar që jemi në demokraci, të kthehen te Enver Hoxha, se varrin aty e kanë.

Di që qytetarë realistë, duan që të ketë më shumë kujdes, por nuk mund të ketë turma pushkatarësh. A jemi pro masave, por me logjikë. Ujku është virusi, por ka qindra çakej përreth nesh. Duhet kujdes në trajtimin e kësaj çështje, nuk mund të ketë vetëm një masë: mbylla brenda, por asnjë masë ekonomike dhe sociale.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular