BallinaKronikeFOTO/Dëshmitari i atentatit: Pashë dy persona që qëllonin me breshëri, iu shpëtova...

FOTO/Dëshmitari i atentatit: Pashë dy persona që qëllonin me breshëri, iu shpëtova plumbave duke u fshehur pas…

Roja i tregut të makinave të përdorura në Durrës ka shpëtuar mrekullisht nga breshëria e plumbave, që u derdhën mbi makinën me të cilën lëviznin dy vëllezërit Haxhia.

Dëshmitari i krimit të dyfishtë
Dëshmitari i krimit të dyfishtë

Plumbat që u qitën nga dy kallashnikovë, nuk shkuan të gjithë në objektiv, pasi disa prej tyre qëlluan makinat e parkuara për shitje, vend në të cilin ndodhej edhe roja i tregut. Ai thotë se ka shpëtuar për mrekulli, duke u fshehur pas një makine.

Sipas tij, gjithçka ka ndodhur shumë shpejtë dhe autorët u larguan me shpejtësi në drejtim të lagjes “Nishtulla”, për të humbur gjurmët më pas, të favorizuar edhe nga mungesa e trafikut që është kufizuar, për shkak të masave ndaj Covid-19.

“Isha fare pranë. Kam shpëtuar për mrekulli. Plumbat qëlluan edhe makinat e parkuara. Janë të paktën pese makina që kanë marrë plumba. Unë isha ulur dhe dëgjova krisma. Instinktivisht u ngrita për një moment në këmbë dhe me shpejtësi u fsheha pas një makine, pasi plumbat po përhapeshin gjithandej”, thotë fillimisht roja, i cili ka dhënë dëshmi edhe në Polici rreth atentatit ndaj dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia. Më tej, ai thotë se nuk ka arritur të identifikojë asnjë prej autorëve, që në këtë ngjarje dyshohet të kenë marrë pjesë të paktën tre persona.vrasja

“Unë isha disa metra larg, pash që dy prej tyre ishin në këmbë dhe pasi qëlluan, po shkonin te makina që ishte pak metra me tej, rreth 30-40 metra. Si makina e viktimave, ashtu edhe makina tjetër, po lëviznin në drejtim të mbikalimit, pra nga Shënvlashi drejt Nishtullës. U fsheha sërish pas makinës, me qëllim të mos më shikonin, pasi mund edhe të më vrisnin si dëshmitarë. Ndaj edhe nuk arrita të shikoja asgjë më tepër. Ama arrita të dëgjoja breshëri të gjata. Të gjitha këto i thash edhe në Polici, pasi më pyeten. Nuk di çfarë të them më tepër, pasi nuk pash asgjë më shumë se kaq”, tregon roja, që mendohet të jetë personi i vetëm dëshmitar i kësaj ngjarjeje të rëndë.

PAMJET FILMIKE

Ndërkohë, Policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë dhe të kantierit të projektit TAP. Mirëpo, një pjesë e tyre kanë cilësi shumë të dobët, ndërsa disa të tjera nuk kishin fushëpamje nga rruga.

Deri në orët e vona të pasdites së djeshme, Policia shoqëroi të paktën 40 persona mes tyre familjarë, të afërm e të njohur të viktimave, si dhe persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe motivin e saj. Por pasi janë marrë në pyetje, Policia nuk ndaloi asnjë prej tyre. Grupi i hetimit po verifikon të gjitha të ardhurat e bizneseve të tyre nëse ka pasur pagesa të mëdha apo nuk është paguar ndonjë shumë e lartë që mund të jetë bërë edhe shkak për motivin e vrasjes së dy vëllezërve nga Puka, me banim në lagjen 15 të Durrësit.

Nga ana tjetër, hetuesit mendojnë se mjeti i përdorur nga autorët mund të jetë fshehur në ndonjë pikë servisi në zonë, pasi lëvizja e tij do të pikasej nga Policia, e cila ka ngritur postbllok në hyrje dhe në dalje të qytetit, por dhe nëpër kryqëzimet e rrugëve lidhëse të Durrësit me zonat periferike. PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular