BallinaAktualitetEkspertët në SHBA: Ka prova të qarta se ky ilaç lufton koronavirusin

Ekspertët në SHBA: Ka prova të qarta se ky ilaç lufton koronavirusin

Ekzistojnë prova “të qarta” që një ilaç mund t’i ndihmojë njerëzit të shërohen nga koronavirusi, thonë zyrtarët amerikanë.

Remdesivir shkurtoi kohëzgjatjen e simptomave nga 15 në 11 ditë në provën klinike në spitalet në të gjithë botën, raporton BBC.

Detajet e plota nuk janë publikuar, por ekspertët thonë se do të ishte një ‘rezultat fantastik’ nëse konfirmohet.

Një ilaç qe do të kishte potencialin për të shpëtuar jetë, të lehtësonte spitalet dhe të lejonte heqjen e pjesshme të bllokimit.

Remdesivir fillimisht u zhvillua si një trajtim me Ebola. Është një antiviral dhe funksionon duke sulmuar një enzimë që i duhet një virusi në mënyrë që të përsëritet brenda qelizave tona.

Studimi u drejtua nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe morën pjesë 1.063 njerëz. Disa pacientëve u dha ilaçi, ndërsa të tjerët morën një trajtim me qetësues (placebo).

Dr. Anthony Fauci i cili drejton NIAID tha: ‘Të dhënat tregojnë se remdesivir ka një efekt të qartë, domethënës, pozitiv në zvogëlimin e kohës për shërim.’

Ai tha se rezultatet vërtetojnë se ‘një ilaç mund ta bllokojë këtë virus‘ dhe se ‘po hapnin nje derë për faktin se tani kemi aftësinë për të trajtuar pacientët‘.

Shkalla e vdekshmërisë ishte 8% te njerëzit që merrnin remdesivir dhe 11.6% në ata që trajtoheshin me placebo, por ky rezultat nuk ishte statistikisht i rëndësishëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular