BallinaKryesorePresidenti Thaçi dekreton Avdullah Hotin kryeministër të Kosovës

Presidenti Thaçi dekreton Avdullah Hotin kryeministër të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media, ka njoftuar se ka dekretuar të nominuarin e LDK-së, Avdullah Hotin, për kryeministër të vendit, raporton Zëri.info

Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti, Avdullah Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e re.

Kjo pas shkarkimit të Qeverisë Kurti me mocion mosbesimi të iniciuar nga LDK-ja.

Thaçi u shpreh se kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, i paraqet Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular