BallinaAktualitetQeveria e papërgatitur, Basha: Opozita zgjodhi jetën dhe shëndetin e shqiptarëve, para...

Qeveria e papërgatitur, Basha: Opozita zgjodhi jetën dhe shëndetin e shqiptarëve, para panikut dhe politikës me fatkeqësinë

Qeveria e papërgatitur, Basha: Opozita zgjodhi jetën dhe shëndetin e shqiptarëve, para panikut dhe politikës me fatkeqësinë.

Lulzim Basha: Kjo qeveri ka para, sepse 200 milionë lekë është shuma që shpenzohet për zyrën e Belinda Ballukut. Këtë shifër nuk e kemi shpikur, është në dokumentet zyrtare të shtetit. Merren nga organizata për fat të mirë, siç është Open Data Albania që financohet nga partnerët tanë strategjikë, dhe ne i marrim qoftë nga ata qoftë nga ekspertët të departamenteve. Pra shifrat tona mos i vër në diskutim.

Pyetje: Ju pyeta nëse keni pasur një tentativë për kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin në këto kohë?

Lulzim Basha: Jo nuk kam pasur asnjë tentativë. Pse duhet të ketë.

Pyetje: As ai vetë nuk ua ka kërkuar?

Lulzim Basha: Jo. Ju e keni parë se çfarë sjellje ka adoptuar?! Kur ne propozonim masa, ky dilte dhe shante e bërtiste në parlament, pastaj kur e pa se çfarë po ndodhte në vend që të bënte një gjest pre shtetari, doli dhe përhapi panik e terror duke zgurdulluar sytë e duke thënë se “do të shkojmë për mish qeni, do shkojmë për mish mace, arkivole. Po mirë, çfarë emri mund t’i vësh një qeverie ku i pari i qeverisë del për dy javë rresht dhe thotë që shqiptarët do të shkojnë për mish qeni, arkivole etj. dhe nga ana tjetër vidhen paratë e shqiptarëve me katërfish çmimin e pajisjeve, vazhdojnë e paguhen inceneratorët. Përgjigja është kjo: është një regjim dhe regjimi nuk pret telefonatë nga opozita. Opozita e ka bërë shumëfish detyrën e saj sepse nuk e shfrytëzoi situatën për panik. Pa një qeveri të papërgatitur, prapë nuk e shfrytëzoi për politikë. Çfarë bëri? I propozoi një plan. Jo për të mirën e qeverisë se nuk na intereson e mira e qeverisë, por për të mirën e shqiptarëve. Sepse dështimi i qeverisë në ato momente do të kushtonte jetë, shëndet dhe mirëqenie. Sigurisht ne si opozitë ishim para një dileme. Dilema e parë, dilemma e shëndetit të qytetarëve sepse pandemia shpërtheu me një forcë dhe më një intimidim të madh në të gjithë botën dhe pozicioni tjetër që mund t’i thonim që shiko se ti nuk mund t’I marrësh masat kështu siç ta do qejfi ty, nga facebook-u duhet të zbatosh Kushtetutën dhe ligjin. Dhe, i gjendur para këtyre dy dilemave vendimi ynë ishte të zgjidhnim shëndetin e qytetarëve të parin. Prandaj ishim të parët që kërkuam masa, sigurisht në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. Ky s’i mori sipas ligjit dhe Kushtetutës. E mban mend që e vonoi gjendjen e jashtëzakonshme. Pse e vonoi? Pikërisht sepse gjendja e jashtëzakonshme vërtet i jep qeverisë mundësinë të kufizojë liritë e qytetarëve, por i jep edhe detyrimin për t’i dëmshpërblyer për çdo dëm ekonomik financiar që sjellin këto mas shtrënguese. Të gjitha qeveritë i kanë bërë të dyja. E vetja qeveri dhe i vetmi kryeministër që I përdor masat shtrënguese siç e the edhe vetë për t’u tallur me shqiptarët, për të bërë lojëra me shqiptarët, por nuk u jep shqiptarëve që janë dëmtuar për shkak të masave, mbështetjen ekonomike është kjo qeveri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular