BallinaAktualitet“Rama 9 orë në ditë në FB dhe TV”- Basha: Rezultati 61...

“Rama 9 orë në ditë në FB dhe TV”- Basha: Rezultati 61 mijë të papunë nga kriza, ndërsa Kosova…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se kryeministri qëndron rreth 9 orë në ditë në Facebook dhe tv.

I ftuar në “Opinion”, Basha sjell rastin e Kosovës, e cila sipas tij, ka mbi 6 mijë të punësuar gjatë kësaj periudhe, ndërsa në Shqipëri numri i të papunëve është rritur me 61 mijë.

Pjesë nga biseda:

-Rrezikon të na kthehet epidemia?

Lulzim Basha: Ky është një rrezik i përhershëm kudo edhe në vende që i kanë marrë masat siç duhet. Problemi është se ne jemi me sytë mbyllur. Problem është se ne vazhdojmë të jemi me sy mbyllur.

Dhe në gjithë këtë situatë kaosi total, mungesë plani, mungese strategjie, e cila reflektohet sot më shumë do të thoja ose njësoj ose më shumë, që tregon edhe sondazhi juaj, tek shëndeti apo tek frika për shëndetin, tek ekonomia e shqiptarëve.

Këtë situatë kjo qeveri dhe ky kryeministër po e përdorin politikisht duke bëre gjeste të pahijshme që nuk i takojnë dinjitetit të një shtetari sot në Europë. E dini se e kishte matur një nga këto agjencitë 9 orë në ditë është ose në Facebook ose në Televizor.

-Po Facebook-un e ka të vetin mund të dalë sa të dojë.

Lulzim Basha: Pse ai është njeri që mund të bëjë çfarë të dojë?! Kryeministri nuk ka përgjegjësi për që t’u vijnë në ndihmë njerëzve, nuk ka përgjegjësi t’u çojë lekë të mjaftueshëm nënave që nuk kanë bukë për fëmijët e tyre?! Nuk ka përgjegjësi që të mbështesë biznesin që të mos falimentojë?! E kuptoni ju sot që falë masave të vonuara dhe gjysëm masave të tij ne kemi zyrtarisht 61 mijë të papunë, ndërkohë që Kosova raporton 6 mijë vende të reja pune. Kjo është diferenca. Kjo është diferenca midis një qeverie të përgjegjshme dhe një qeverie kriminalisht të papërgjegjshme. Në Kosovë raportohen edhe falë formalizimit dhe përmes masave të regjimit fiskal që të formalizoheshin dhe jo ti hiqte nga puna pronari, 6 mijë vende pune më shumë. Sistemi i tatim taksave në Shqipëri raporton 61 mijë vende pune të humbura. Kjo është diferenca. Po flasim për dy shtete që janë pjesë e një kombi. Diferenca është-atje ke një qeveri që edhe në kushtet e një krize politike arriti të merrte masa minimalisht normale. Këtu ke qeverinë e 10 oligarkëve që edhe në kohë pandemie u zbulua që punon për oligarkët nuk punon për shqiptarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular