BallinaAktualitetSa të prekur janë shqiptarët në Itali? – “Të dhënat nga Toscana....

Sa të prekur janë shqiptarët në Itali? – “Të dhënat nga Toscana. Mes të huajve, të parët për infektime nga Sars-cov-2”

Të dhënat zyrtare nga agjencia rajonale e shëndetit ( ARS ) në Toskana të Italisë tregojnë se të huajt janë më pak të prekur se vendasit nga virusi SARS-CoV-2.

Në rajonin prej 3.7 milionë banorësh, 11.2% e popullsisë është me origjinë të huaj, por ndërkohë vetëm 4.3% e rasteve të raportuara si të infektuara në këtë rajon, janë në fakt të huaj.

Autoritetet vendase shpjegojnë se ndoshta, arsyeja qëndron te fakti se mes të huajve mosha mesatare është mjaft e re, në 34.6 vjeç, çka do të thotë se kanë më pak gjasa të kenë patologji të tjera kronike.

Mes të huajve norma e sëmundjeve kronike është dy herë më e ulët se mes Italianëve.

Por, për shqiptarët, të cilët janë të mësuar me rekorde,  gjërat duket se nuk po ecin edhe aq mirë përballë këtij kërcënimi të ri.

Shqiptarët figurojnë të jenë të huajt më shumë të prekur në këtë rajon të Italisë.

Rreth 18% e totalit të të infektuarve mes të huajve, janë shqiptarë, thonë të dhënat zyrtare.

Kjo normë nuk justifikohet tërësisht me shifrat e popullsisë së huaj shqiptare në këtë rajon, ku nuk janë të parët, por të dytët, pas rumunëve, duke përfaqësuar 15% të të huajve.

Mes të huajve të infektuar ndërkohë, pas shqiptarëve ndjekin pikërisht rumunët, pastaj peruanët, filipinezët, brazilianët, indianët dhe marokenët.

Pavarësisht se përbëjnë 13% të të huajve në zonë dhe pavarësisht se konsiderohen si vendi i origjinës së virusit të ri, rezulton vetëm një kinez i prekur në Toskanë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular