BallinaAktualitetThellohet skandali i mjekëve shqiptarë në Itali: Çdo natë e njëjta histori...

Thellohet skandali i mjekëve shqiptarë në Itali: Çdo natë e njëjta histori…

Personeli mjekësor që mbërriti nga Tirana për të ndihmuar zonat e goditura nga koronavirusi në Itali u përfshi në një skandal në fund të misionit. Ata u dënuan nga policia me gjoba dhe padi pasi organizuan një festë. Por kjo nuk ishte hera e parë…

Nga Luca Landoni, Repubblica

“Iu drejtova policisë dhe do ta bëja përsëri, sepse angazhimi në spital nuk justifikon mungesën totale të korrektesës dhe respektimit të rregullave”.

Ky është shpërthimi i Luca Andriani, drejtor i Hotel Regal në Breshia, ku mjekët dhe infermierët shqiptarë, rreth një duzinë prej tyre, u gjobitën nga policia lokale ndërsa po festonin përfundimin e misionit të tyre në Itali në mbështetje të spitaleve civile për emergjencën e koronavirusit.

“Portieri i natës më telefonoi rreth mesnatës dhe më tha se festa kishte vazhduar për orë të tërë, me alkool dhe muzikë me zë të lartë, duke provokuar protesta nga klientët e dhomave tët tjera, që janë zënë kryesisht gjatë kësaj periudhe nga personel shëndetësor dhe forca të rendit, veçanërisht karabinerë,” vazhdon ai.

“Askush nuk mbante maska dhe shumë prej tyre ishin në ballkon duke kënduar dhe ulëritur, duke prishur qetësinë publike. Kjo është akoma më e rëndë kur konsideron se hoteli është përpara spitalit”.

Sipas drejtorit të Hotel Regal, nuk ishte hera e parë që delegacioni shqiptar prishte rregullat. “Ishin rreth 30 mjekë dhe infermierë që qëndruan në hotelin tonë për një muaj dhe të paktën dhjetë prej tyre ishin shumë të vështirë për t’u menaxhuar”.

“Pavarësisht se u filmuan disa herë, si nga stafi i hotelit, ashtu edhe nga policia lokale gjatë kontrolleve periodike, ata mblidheshin shpesh në dhoma, në sallën e pritjes, por edhe në ballkone jashtë ku dilnin për të pirë duhan. Pastaj nuk mbanin maska, lanë pas gjurmë të vjellash për t’u pastruar nëpër dhoma dhe u përpoqën të hynin në pishinën e mbyllur për shkak të rregullave anti-Covid, etj”.

Javën e fundit, u bë edhe një telefonatë ndaj stafit drejtues të spitalit.

“Sigurisht nuk po e vëmë në dyshim punën e tyre në spital, por na u duk normale që të raportonim sjelljen e tyre jashtë, veçanërisht në mbrëmje”.

“Unë e kuptoj që të rinjtë kanë të drejtë të pushojnë, sidomos pas ditëve të tilla stresuese, por pa e tejkaluar. Megjithatë po flasim për 30-vjeçarë dhe jo për kalamaj”.

Andriani thekson se në mënyrë të përsëritur, policia lokale ishte përpjekur t’i trajnonte ata për rregullat, duke u shpjeguar rëndësinë e tyre në frenimin e përhapjes së infeksionit, por nuk ishte e mundur.

“Komandanti më telefonoi disa herë për të më sinjalizuar se kishte grumbullime në hollin e hotelit, por unë nuk jam sherif. Kam punonjës shqiptarë që janë përpjekur të flasin me ta, për të kapërcyer çdo pengesë gjuhësore, por edhe në këtë rast pa rezultat”.

Situata u përkeqësua mbrëmë, kur erdhën edhe dënimet. “Më vjen keq që shkuam deri në këtë pikë, por është e drejtë që pas disa kartonëve të verdhë, të vijë një karton i kuq,” përfundon Luca Andriani. “Denoncimi ishte i domosdoshëm, sidomos në respekt të atyre që ndjekin rregullat. Unë u jam mirënjohës mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që erdhën të na ndihmojnë, por nëse në vend që të na ndihmojnë, ata na ekspozojnë ndaj rreziqeve për shkak të sjelljes së tyre, prania e tyre bëhet e padobishme”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular