BallinaKronikeDëshmia e tmerrit në Zall Herr: Unë e djali bërtitëm, njëri prej...

Dëshmia e tmerrit në Zall Herr: Unë e djali bërtitëm, njëri prej grabitësve dha urdhër të vrisnin babin!

Persona të maskuar dhe të armatosur nën thirrjet se ishin policia kanë lidhur anëtarët e familjes Zeja në fshatin Zall Herr të Tiranës, për t’i grabitur pastaj.

Detajet e tmerrit që kanë përjetuar i ka rrëfyer për “News24” vajza e familjes Zeja, që flinte bashkë me djalin e saj 6 vjecar në katin e dytë të banesës.
Vajza thotë se grabitësit fillimisht kanë terrorizuar të atin duke i thënë të tregonte se ku e kishte fshehur armën, madje edhe është dhunuar.

Ajo rrëfen se ndryshe nga familjarët e tjerë, babai, nëna dhe vëllain atë nuk e kanë lidhur, por ajo ka bëritur bashkë me djalin nga frika që kanë pasur.

“Babin e shtrinë përtokë sa hapi derën, pasi ata kërkuan ta hapnim derën se ishte bërë një denoncim sikur ne kishim qëlluar me armë. Kur kam hapur derën e dhomës e kam parë vëllain kur e shtrijnë në tokë, e bashkojnë me babin në katin e parë pastaj. Mua më mbajtën në katin e dytë bashkë me djalin. Ishte një person më i gjatë dhe më i dobët ai që më ruante mua. Mua nuk më kanë prekur se isha me djalin. Ata i bënin thirrje babit të tregonte armën, ai i tha të kontrollojnë se nuk kishte armë. Personi që ishte lart i thotë vrite babin, por ai poshtë e kishte pas kallashin të mbushur dhe kur tenton t’i fusë përsëri fishekë i bllokohet”,- tregon ajo.

Ajo shton se grabitësit e hequr si policë i kanë grabitur telefonat, mjetet e identifikimit dhe një sasai parashë, 60 mijë lekë, që ajo thotë se iu përkisnin një cifti të moshuarish për të cilët kujdesej në fshat.

Më të ikur ata, ajo ka mundur të telefonojë policinë me një telefon tjetër që e mbante në dhomën e gjumit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular