BallinaKronikeGrabitet banesa në Tiranë, lidhin familjarët nën kërcënimin e armës dhe iu...

Grabitet banesa në Tiranë, lidhin familjarët nën kërcënimin e armës dhe iu marrin gjithçka

Një familje ka rënë pre e grabitjes në orët e vona të natës së kaluar, në fshatin Qinam të Tiranës.

Mësohet se tre persona të paidentifikuar ende kanë hyrë në ambientet e banesës dhe nën kërcënimin e armës kanë lidhur anëtarët e familjes dhe kanë grabitur paratë dhe sendet me vlerë.

Nga raportimet e para, bëhet e ditur se anëtarët e familjes vetëm janë lidhur nga grabitësit, por nuk janë dhunuar.

Ndërkohë, sapo janë larguar grabitësit nga banesa, familjarët kanë njoftuar policinë. Momentalisht, në komisariatin nr.5 janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për ngjarjen dhe po merren në pyetje nga policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular