BallinaOP EDQeveria e gënjeshtrave vazhdon shfaqjen

Qeveria e gënjeshtrave vazhdon shfaqjen

Nga Xhevdet Amulli

Qeveria më e dështuar dhe më gënjeshtare në histori,vazhdon të tallet me qytetarët,e kësaj here “fatkeqët” janë punëtorët të cilët u mashtruan nga lojërat e fjalëve të Edi Ramës. Ai vetëm tallet me ekonominë e shqiptarëve me dy paketa farsë,të cilat gjoja duhet të ndihmojnë,por po ndodh komplet e kundërta. Këto paketa kanë krijuar vetëm keqkuptime,sorollatje dhe pakënaqësi.

Punëtorët po luftojnë për bukën e gojës dhe për të po sillen nëpër zyrat e përfaqësuesve të qeverisë,të cilët po mundohen t’i “pasojnë” punëtorët tek subjektet private.

•Qeveria po fajëson subjektet në këtë kohë të vështirë pandemie për pagesat e sigurimeve shoqërore.

•Subjektet private edhe në raste të tjera kanë bërë kompromise me përfaqësuesit e qeverisë për shtyrjen e pagesave të sigurimeve shoqërore,për shkak të gjendjes në të cilën prej 7 vitesh Edi Rama e ka futur biznesin.

•Në këtë situatë qeveria nuk duhet të sorollasë punëtorët,pasi ato po luftojnë për bukën e gojës.

•Qeveria duhet të kalojë në llogaritë e tyre pagat minimale,pasi pagesa e sigurimeve shoqërore do të bëhet domosdoshmërisht në një periudhë tjetër.

•Kjo nuk është arsye për të “dënuar” punëtorët,sepse nuk është tani momenti i duhur për të gjetur fajtorët apo për të dënuar askënd.

Por,qeveria Rama,nuk kujdeset për Shqipërinë dhe shqiptarët,por vetëm për interesat e tij dhe të klikës së tij dhe lekët tona,lekët e shqiptarëve i shikon si lekët e veta.

Qeveria Rama e keqmenaxhoi situatën e COVID-19 me ndërgjegje të plotë,sepse shumë mirë mund të adaptonte planin e Partisë Demokratike ose mund të merrte një shembull shumë të mirë nga Kosova.

Qeveria e Kosovës

•Mbuloi shpenzimet e bizneseve për pagat mujore minimale

•Subvencionoi për dy muaj gjysmën e qerasë për biznesin e vogël

•Mbuloi vlerën e kontributeve të sigurimeve shoqërore për dy muaj.

•Nxiti punësimin me bonuse prej 130 euro në muaj,për çdo punëtor të regjistruar me kontratë të paktën 1 vit.

Dështimi i qeverisë Rama është i qartë,paketat e tij të ekonomisë janë një dështim dhe realizimi i tyre është i dështuar. Sikur qeveria të ndiqte planin që Partia Demokratike propozoi,situata tani do të ishte shumë ndryshe dhe nuk do të diskutonim për punëtorët që po luftojnë për bukën e gojës.

#partiademokratikeShkodër #pd #XhevdetAmuli

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular