BallinaAktualitetLumë kërkesash për pagesën e papunësisë, Zyrat e Punës jashtë funksionit...

Lumë kërkesash për pagesën e papunësisë, Zyrat e Punës jashtë funksionit…

Qytetarët ankohen për vonesa

Çdo ditë dhjetra qytetarë presin pranë Zyrave të Punës për të aplikuar për pagesën e papunësisë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës së bllokimit të aktiviteteve ekonomike nga pandemia e Covid-19, vetëm në Tiranë janë 800 aplikime të reja për të përfituar këtë pagesë, kundrejt 3000 personave që janë aktualisht në skemë në të gjithë vendin.

Ofrimi i shërbimit online ka sjellë vështirësi për qytetarët që janë pushuar nga puna. Ata thonë se kanë që në fillim të muajit Mars që janë shkëputur nga puna, por pas disa ditësh u njoftuan që shërbimi ofrohej online. Pasi kanë bërë aplikimin online dhe kanë dërguar dokumentacionin me postë në fillim të Prillit, akoma nuk kanë marrë një përgjigje.

Në përgjigjen me email që u ka ardhur, u thuhet të drejtohen përmes telefonit në numrin e vënë në dispozicion për këtë problematikë, por askush nuk përgjigjet në këtë numër.

“Ne e provuam të marrim në telefon por askush nuk u përgjigj”.

Televizioni Klan pyeti zyrtarisht në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, e cila sqaroi se shërbimi online ofrohet për të thjeshtuar aplikimin dhe për të shmangur kontaktin fizik të qytetarëve në sportele.

Vonesat për miratimin e pagesës së papunësisë lindin për shkak të procedurave të kontrollit nëse ata janë larguar vërtet nga puna, regjistrimit të tyre si punëkërkues dhe verifikimit të sigurimeve shoqërore me Drejtorinë e Tatimeve.

“Në kuadër të shërbimeve online jemi përpjekur të lehtësojmë procedurat dhe të marrim informacion në kohë sa më të shpejtë për këto verifikime. Por verifikimi i derdhjes se kontributeve te sigurimeve shoqërore është detyrim ligjor. Vetëm pas këtij verifikimi hartohet listëpagesa dhe kalon shuma e përfitimit në llogarinë e pesonit përkatës, ku masa e përfitimit merret që nga periudha e papunësisë”.

Agjencia Kombëtare e Punësimit thotë se pagesa për aplikantët e Marsit do të lëvrohet këtë muaj. Pagesa e papunësisë përfitohet për të gjithë personat që kanë humbur vendin e punës dhe rezultojnë të siguruar vitin e fundit. Shuma që ata marrin është 13 mijë Lekë, e cila në muajt e pandemisë është dyfishuar në 26 mijë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular