BallinaAktualitetMjeku Kalo- Beqajt: E gjej kohën të informoj publikun që vuan pusht-shtetarët...

Mjeku Kalo- Beqajt: E gjej kohën të informoj publikun që vuan pusht-shtetarët e pangopur

sh ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” tha ndër të tjera për mjekun Tritan Kalo se habitet se “ku e gjen kohën që të dalë në studio televizive, kur është në vijën e parë të luftës”.

Në lidhje me këtë koment të Beqajt, ka reaguar mjeku i njohur Tritan Kalo. Kalo thotë se e gjen kohën për publikun, që vuan nga pushteti duar-gjatë e i pangopur.

Postimi i mjekut Tritan Kalo:

DUKE qënë në vijën e parë të sfidës ndaj Covid-19, DUHET ta dijë gjithkush se si profesionist dhe qënie sociale e ndërgjegjësuar, si një MANTELBARDHË i panjolltë, UNË e gjej edhe kohën të mendoj e të shprehem për ata/ato, që vuajnë nga keqpërdorimi 30 vjeçar i PUSHT-SHTETIT nga PUSHT-SHTETARËT duar-gjatë e të pangopur….Në “PROVOKACIJA” më 1 Maj 2020, me moderatorin e njohur Mustafa Nano….

Publiku në këto Kohë Covidiane e ka të domozdoshme të informohet e të mos “provokohet” nga gjithfarë diskutimesh e debatesh në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale, të cilat janë shpesh jo të mirë-mbështetura mbi shumë fakte….HEDHJA në tregun informativ të shumë e shumë hipotezave, ende të pa mbështetura mbi fakte të qënësishme: 1- Epidemiologjike, 2- Virologjike, 3- Imunologjike, 4- Klinike dhe 5- Imazherike, mundet të mos ndihmojnë në nxjerrjen e të vërtetës së Fillim – Evolucionit të Pandemisë Sars-Cov2/Covid-19, jo vetëm në Shqipëri por edhe gjetkë….

KOHA dhe ANALIZIMI i çdo hapi të hedhur në këtë udhë të vështirë për të gjithë ne, do na bëjë të nxjerim jo pak mësime të vlefshme për sfida të ngjashme në të ardhmen….KONTRIBUTI i gjithkujt sado i vogël qoftë ai është mjaft i dobishëm….SHPRESOJ se gjithkush mundet të kujtojë kryeveprën e Nobelistit Gjerman Hajnrih Bellit:”Po ku ishe ti Adam”, ndaj edhe unë NUKU dua të kujtohem si “një Adam” pas disa muajsh, në periudhën POST-COVIDIANE e të mos japë kontributin tim në këtë sfidë ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”….Bashkëkombasit e mi, VIJONI të BËNI shumë kujdes për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga INFEKSIONI Sars-Cov2/Covid-19….KA SOT më shumë se DJE edhe DRITË jeshile në fund të tynelit…NE së bashku do ia dalim me sukses në këtë SFIDË që bart emrin Covid-19!!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular