BallinaOP EDTë vetmit në botë që duartrokasim ! Jo më duartrokitje, por kryengritje!

Të vetmit në botë që duartrokasim ! Jo më duartrokitje, por kryengritje!

Nga Ibri Sako

Të vetmit në botë!
Të vetmit që duartrokasim!

A e dini se Shqipëria është:
1. Pa Gjykatë Kushtetuese!
2. Pa Gjykatë të Lartë!
3. Pa Parlament legjitim!
4. Jashtë Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut!
5. Shtet që zhvilloj zgjedhje moniste!
6. Vendi ku qeveritarët vjedhin ditën për diell!
7. Vendi ku qeveritarët ushqejnë popullin me propagand!
8. Vendi ku qytetarët shërbehen sipas listës së votuesve të partisë në pushtet!
9. Vendi ku liria e medias është e cunguar!
10. Vendi ku gazetarët punojnë për qeverinë duke marrë rroga me bordero pa shkuar në punë!
11. Vendi ku qeveria kapet duke vjedhur me letra të falsifikuara dhe në burg shkon denoncuesi!
12. Vendi ku gjyqtari dhe prokurori janë një dhe veprojnë sipas udhëzimeve të partisë!
13. Vendi ku qeveria të ofron shërbime të detyrueshme në internet dhe kryeministri të kërkon llogari se ku i gjete lekët e internetit!
14. Vendi ku çmimi i naftës subvensionohet për jahtet luksoze dhe jo për fermerët!
15. Vendi ku përgjegjësi ka qeveria dhe llogari i kërkohet opozitës!

Mund të zgjaten deri në plot 100 pika të tjera por besoj se kaq mjaftojnë për të kuptuar gjendjen se ku jemi!

Çudia nuk është tek qeveria sepse ajo tashmë dihet por çudia më e madhe, janë ata ushtarët e ushtrisë së vdekur, ata që duartrokasin gjeneralin tragjikomik!

Janë ata që me verbërinë e tyre i besojnë!
Janë ata të cilët kurrë nuk kanë parë me syt e tyre, sytë e mendjes dhe llogjikës, por shohin me sytë e propagandës!

Janë ato qënie që të drejtin, të ndershmin, punëtorin, të moralshim, njeriun e lirë, kërkues dhe të përgjegjshëm e përbuzin dhe ç’nuk i thonë!

Janë ata që lirinë e kërkojnë nga shteti dhe jo nga vetja, ata që i nënshtrohen abuzimit dhe që falenderojnë dhunuesin e lirisë së tyre!

Janë ata të cilët mbi gjithçka kanë partinë, jo lirinë dhe Shqipërinë!

Përderisa këta do të jenë shumicë, ne do vazhdojmë të vuajnë!
Është momenti që të zgjojmë ndërgjegjen qytetare dhe kombëtare!
Të shohim me sytë e mendjes për veten, familjen, Shqipërinë dhe të ardhmen!

Ndriçoni mendjen tuaj dhe do të gjeni rrugën drejtë së ardhmes, mirëqënies, respektit dhe lirisë!
Jo më duartrokitje, por kryengritje!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular