BallinaAktualitetReagon shoqata/U kapën duke ngrënë molto, shkarkohen nga puna 3 infermierë në...

Reagon shoqata/U kapën duke ngrënë molto, shkarkohen nga puna 3 infermierë në QSUT

Qendra Spitalore “Nënë Tereza”  ka vendosur që të pezullojë tre infermier të sherbimit të NeuroKirurgjise pasi gjatë kontrollit në orarin e punës u kapen duke ngrenë.

Në lidhje më këtë vendim ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook edhe Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë .

Ajo e quan vendimin skandal duke thënë se “turp i madh per kedo qe ka dhene urdher per te tilla kontrolle me tendence dhe per te tilla masa ndaj Infermiereve qe sot me shume se kurre duhen vleresuar e jo shtypur”.

Reagimi i plotë

“Reagim publik per masen e mare ndaj tre Infermiereve te sherbimit te Neurokirurgjike :

Skandal ne QSUT pezullohen tre Infermier te sherbimit te NeuroKirurgjise pasi gjate kontrollit ne orarin e punes u kapen duke ngrene molto. Ju eshte komunikuar qe deri ne Korrik jane te pezulluar nga puna.

A nuk eshte turp qe jo vetem nuk zbatohet asnje protokoll pune per Infermieret as orari i pushimit,as oret shtese ,as ditet e festav apo fundjavat.E per me teper ne keto dite pandemie qe po punojne pa orar behen kotrolle te qellimshme per te penalizuar Infermieret.

Po në cilin vend te botesh eshte e ndaluar te konsumosh dicka per te ngrene gjate punes (pasi ne 8 ore pune cdokush ka nevoje per nje pushim te vogel per te konsumuar dicka (uje,kafe ose ushqim). A ka ngelur me gje tjeter pa ju bere Infermiereve te Shqiperise e sidomos Infermiereve te QSUT.

Turp i madh per kedo qe ka dhene urdher per te tilla kontrolle me tendence dhe per te tilla masa ndaj Infermiereve qe sot me shume se kurre duhen vleresuar e jo shtypur.

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular