BallinaKronikeGazetari: Vrasja e vëllezërve në Durrës ka lidhje me atentatin e ndodhur...

Gazetari: Vrasja e vëllezërve në Durrës ka lidhje me atentatin e ndodhur në Elbasan

Gazetari Artan Hoxha mesditën e kësaj të marte në studion e Abc News është shprehur se vrasja e vëllezërve Haxhiaj në Durrës mund të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës që lidhen me humbjen e 50 kg kokainë në Londër.

Hoxha në fjalën e tij thekson se ekzekutimi i vëllëzërve në Durrës është i njëjtë me një sërë ekzekutimesh që janë bërë në shumë qytete siç është në Elbasan, ku në vitin 2019 në Bradashesh është goditur fuoristrada e Endrit Alibeajt, bashkë me xhaxhanë e tij dhe një shtetas turk.

“Historia është e ngjashme me atë të Jan Prengës, ky grup vrasësish që ka kryer vrasjen e Durrësit i ndaluari akuzohet se ka kryer edhe vrasje të tjera. Siç është vrasja në Bradashesh ku udhëtonte Endrit Alibeajt (Dylgjeri), bashkë me xhaxhain e tij dhe një shtetas turk, ku shenjestër ishte turku dhe Endriti, por fatmirësisht autorët nuk kanë goditur makinën tjetër që ishin familjarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular