BallinaEkonomiKursi i këmbimit/ Paundi dhe Dollari fitojnë pikë. Dobësohet ndjeshëm Euro

Kursi i këmbimit/ Paundi dhe Dollari fitojnë pikë. Dobësohet ndjeshëm Euro

Kjo e martë ka regjistruar një rënie të ndjeshme për monedhën europiane e cila ka humbur 0.7 pikë në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 123.10 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë.

Ndërkaq Paundi britanik është forcuar krahasuar me ditën e hënë pasi ka fituar 0.6 pikë këtë të martë teksa është blerë me 139 lekë dhe është shitur me 141.5 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan gjithashtu ka fituar 0.5 pikë ditën e sotme pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë me 112.8 lekë dhe është shitur me 114 lekë, referuar tregut valutor vendas.

Sa i përket Frangës zvicerane e cila ka shënuar një rritje prej 0.4 pikë është blerë ditën e sotme në raport me një ditë me parë me 115.6 lekë dhe është shitur me 117.6 lekë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular