Italia rrezikon të goditet nga një valë e dytë edhe më shkatërruese nga pandemia e koronavirusit me lehtësimin e izolimit, paralajmëron një studim i ri, shkruajnë mediat e huaja.

Businessinsider“, citon studimin e publikuar nga Imperial College London (ICL) i cili modeloi se si do të përhapet virusi sërish ndërsa Italia filloi të rihapet.

Akademikët kanë dalë me paralajmërimin për një “rishpërthim të epidemisë me më shumë vdekje sesa vala e tanishme”.

Gjithashtu “The Sun” citon ICL e cila ka modeluar tre skenarë për atë që vjen më pas në Itali, qëndrimin në izolim, hapjen në masën 20 përqind dhe hapjen në masën 40 përqind.

Studimi thotë: “Kthimi në lëvizshmërinë para izolimit me lehtësim 20% ose 40% nga nivelet aktuale mund të çojë në rishpërthimin e epidemisë me më shumë vdekje sesa vala aktuale në mungesë të ndërhyrjeve shtesë”.

Studimi paralajmëroi se masat e distancimit social do të duhet të mbeten në fuqi së bashku me testimin, gjurmimin e kontaktit dhe izolimin e personave të infektuar me Covid-19.