BallinaAktualitetHistoria/ Fëmijët e tij gjejnë drogë duke luajtur, ja veprimi i diplomatit...

Historia/ Fëmijët e tij gjejnë drogë duke luajtur, ja veprimi i diplomatit amerikan në Tiranë që ‘habiti’ policët

Një referim mjaft i rrallë u rregjistrua në policinë e kryeqytetit. Por si fillim le t’ju bëjmë një pyetje? Mendoni sikur ju do të dilnit për të luajtur me fëmijët tuaj dhe ata konstatojnë një kuti të vockël në rrugë, brenda të cilës ju mendoni se mund të jetë një sasi e vogël droge? Si do të vepronit?

foto ilustruese
foto ilustruese

Përgjigjen ua jep referimi që ka publikuar gazeta “Si”. Siç thotë një burim i sigurtë i gazetës, diplomati amerikan ka vepruar në këtë mënyrë: Ai e ka dorëzuar objektin e dyshimtë në polici dhe ka shpjeguar, përmes oficerit të sigurisë së ambasadës, se si kishte rënë në kontakt me të. Policia shpjegon për gazetën “Si” përpilimin e sendit që mendohet se mund të jetë një sasi fare e vogël kokaine, që është gjetur pranë Liqenit Artificial. Policia shpjegon në dokument se si u u gjet droga, dhe se si çuditërisht ajo sasi aq e vogël nuk u flak në shkurre, por u dorëzua menjëherë në komisariat.

”Ky send i dyshimtë u gjet nga fëmijët e një diplomati teksa po luanin në zonën e liqenit artificial. Diplomati, sapo ka parë këtë send në duart e fëmijëve, dhe nuk ka parë rrotull asnjë efektiv policie për ta raportuar, e ka administruar dhe ka njoftuar menjëherë linjën përkatëse në ambasadë. Pasi e konstatuan e futën në një qese dhe e përcollën përmes punonjësit të sigurisë të atashuar në ambasadë”

Ky veprim i rrallë i ka lënë pa fjalë oficerët e anti-drogës që nuk kishin ndeshur asnjëherë një veprim të tillë kaq korrekt dhe të kujdesshëm.

Gazeta “Si” u interesua për sasinë e drogës që fare qartë u përshkrua kështu nga agjenti i antidrogës: “Bëhet fjalë për një sasi të papërfillshme, ishte në ngjyrë lejla dhe të bardhë mendojmë që është kokainë, pra bëhet fjalë për fare pak gramë”.

Pasi sasia e vogël e drogës u dorëzua, policët janë ulur dhe kanë mbajtur një proçesverbal.

Pritet që materialet t’i kalojnë prokurorisë dhe ndonëse dosja mund të pushohet pasi është vështirë të gjendet se kujt i ra nga xhepi ajo dozë, së paku diçka do mësohet: Duajeni dhe respektojeni ligjin. Shembullin na e dha nga eksperienca e tij, diplomati në Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular