BallinaAktualitetKur do të hapet transporti urban? Ja si përgjigjet Manastirliu

Kur do të hapet transporti urban? Ja si përgjigjet Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu përgjigj disa shqetësimeve të qytetarëve në një lidhje me “Skype”, në News24.

Sa i takon fashës së orareve të lëvizjes, ministrja Manastirliu tha se po diskutohet me ekspertët mundësia e zgjerimit të lëvizjes dhe aktivitetit.

Ndërsa për transportit urban, Manastirliu u shpreh se është me risk shumë të lartë, por po hartohen protokolle me ekspertë për të pasur një vlerësim se kur mund të kemi hapje të tij.

Pjesë nga intervista:
Pyetje: Pse jemi më të rrezikuar pas këtij orari?
Manastirliu: Fasha orare është propozuar nga ekspertët për të minimizuar kontaktet, por po diskutohet që të zgjerohet. Pasi të kemi vlerësimin dy javor, atëherë do të kemi mundësinë edhe për të zgjeruar fashën orare të lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitete të tjera.

Pyetje: Kur do të hapet transporti urban?
Manastirliu: Është shqetësim edhe për ne, pasi transporti urban është me risk më të lartë. Po hartojmë protokolle me ekspertë dhe shumë shpejt do të kemi një vlerësim dhe për hapjen e transportit urban në vend.

Pyetje: Kur baret të happen, do jemi të kushtëzuar me orare?
Manastirliu: Më 18 maj do të hapen bare dhe restorante vetëm në hapësirat e jashtme. Patjetër që do të ketë një rivlerësim edhe për fashën orare, por kjo do të bëhet sipas zonave të kuqe e të gjelbra. Pas vlerësimit, do të shohim si do të zhvillohet ky aktivitet.

Pyetje: Pse kjo qasje ndaj futbollit, sikur është lënë vetëm në këtë betejë?
Manastirliu: Nuk është asnjë vetëm në këtë betejë, të gjithë jemi bashkë. Sot kanë nisur diskutimet me FSHF dhe do të shohim mundësinë e hapjes së akvititeteve sportive.

Pyetje: Analizat serologjike, si po shkon puna me to, kur do të shtrihen përtej personelit mjekësor?
Manastirliu: Ka filluar analiza në QSUT, jemi fokusuar te personeli mjekësor. Kjo është një fazë e parë. Sot kemi pas edhe një deklarim të rezultateve të para të këtij testimi, ku përvecse janë vlerësuar rreth 440 personel mjekësor dhe janë testuar edhe pacientë, e rëndësishme është se rezultatet paraprake nuk janë finale. Do duhet një diskutim më i gjerë për të dhënë rezultatet. Duhet zgjeruar baza e testimit te personeli i shëndetësisë, dhe më pas në popullatë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular