BallinaKryesorePiro Ahmetaj: Propozimet për Gjeneralë, në shkelje të Kushtetutës dhe denigrim të...

Piro Ahmetaj: Propozimet për Gjeneralë, në shkelje të Kushtetutës dhe denigrim të integritetit të ushtarakëve”!

Nga  Gjeneral ® Piro AHMETAJ

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.

Paprakisht, risjell në kujtesëpër publikun e gjerë një përmbledhje tëshkeljeve të rënda të kushtetutes, ligjeve,papërgjegjshmërisë shtetërore,politizimin, delitantizmin, cinizmin si dhe korrupsionin e konsumuar në7 vjetnga Institucioni i Mbrojtjes (MM),të tilla si:

ndryshimet strukturore dhe abuzimetme objektet dhe burimet e mbrojtjes;rikthimin e politizimit dheshpërdorimin politik të FA (në Rinas; zgjedhjet e PS të 30 Qershorit 2019, etj); gradimet dhe emërimet politike si dheme konflikt interesi në strukturat e drejtimit dhe kontrollit demokratik; ulja drastike dhedevijimi me VKM (te MB)i buxhetit; “grusht modern shteti” me balancate pushtetit; vënien në shërbim të interesave të drogës të infrastrukturave detare, ajrore, tokësore;korrupsioninpropagandistik me tenderat për uniformën, karburantin, ushqimet, GPS-ët, muzeun e FA,etj,në kurriz të nevojavejetike të qytetarëve, të prekur nga tërmeti dhe Covid-19si dhe për kërcënimin e “karriges me merit” tëRSHnë tavolinën e NATO-s”!

Sëdyti: për të kontribuar në parandalimin e degradimit të mëtejshëm të këtij institucioni me peshë në sigurinë kombëtare, po denoncojpor edhe parashtroj disarekomandimestrategjike mbi 4 propozimet e MM drejtuar Presidentit: “për dhënien e gradave Gjeneralbrigade!

Për më qartë, si procesin ashtu dhelistën/produktin e MM, i gjej në kundërshtim flagrant me:

  • Pikën 1 & 2 neni 168, si dhe pikën 3, neni 169 tëKushtetutës;
  • Germën “c”, pika 3, neni 9; pika 1 dhe 7,neni 15 të Ligjit nr. 6/2014: “Mbi pushtetet e drejtimit të FA”, i ndryshuar me Vendim nr. 10/2015, të Gjykatës Kushtetuese;
  • Nenin 28, ligji nr. 59/14: “Për karierën ushtarake”, ndryshuar me Vendim 64/15 të K;
  • Në shpërdorim të parimeve themelore dhe standardeve bazë të karierës ushtarake që aplikohen në 29vendet e NATO-s, dhe jo vetëm;
  • Tëmbështetur në “pazare politike”, interesate oligarkëve dhesekserëvetë pushtetit;
  • Për më keq, listëne gjejsi denigrim tëvleravetëushtarakëve, pasi në listë mungojnë kapacitete potenciale, me edukim në SHBA (asnjëri!); me eksperizë, produkte strategjikedhe integritet të dalluar në funksionet që kanë ushtruar brëndadhe jashtë vendit !?!

Më konkretisht po parqestre problematikakritike si dhe 3 rekomandimerespektive:

Problematika Nr. 1:Prej muajit janar 2019 (për 15 muaj), funksionikushtetuesi Komandantit të Forcave Detare,ushtrohet ngaZëvendësi, në kundërshtim flagrant me referencën e Kushtetutës, ligjit dhe besimin ePresidentit. Po ashtu, integriteti i ushtarakut në detyrë është i “zyrtarisht ikontestuar”për preçedentët me shërbimet sekrete të vendeve jo-miqësore me interesat kombëtare, vetëshpërdoriminpolitikpër rastin e marrëveshjes së detitdhe jo vetëm.

Në shtesë,sjell në vëmendje se, në muajin Janar 2012, me të njëjtin subjekt: “emërimin nga MM, të komandantit të FD, Kapiten i rangut të parë (detar)”,Partia Socialiste (në opozitë) e përdori si një “kauz politike këtë rast”dukeprotestuarnë Kuvend dhe para MM për këtë “puç institucional”,sidheduke i bërë thirrje publike ushtarakut: të mos e ushtronte funksionin, në të kundërt do ndiqej penalisht”.Ish-MM e revokoi urdhrin, por përgjatë8 vitevenë vijim, ky funksion nuk është ushtruar nga Kunderadmiral, siç duhet në drejtimin e Forcave Detare!!

Rekomandim Nr 1: do të duhet qënë listë të konsiderohet një detar, si p.shKapiten i Rangut I-rëAdnand Agastra; me “30 vite në FD; arsimuar në Kolegjin e Detarisë së SHBA, ekperiencë tëdalluar në Komandën e Napolit dhe atë Supreme të NATO-s”, i cili përmbushkërkesatligjore, profesionale dhe standardet që meriton ky funksion & grada `Kundëradmiral`.

Problematika nr. 2:Në shkelje të Kushtetutës, ligjit, pa dijeninë dhe pa miratimin e Presidentit dhe Komandantit të Përgjithshëm të FA (!),prej muajit nëntor 2018 (për 18 muaj),edhefunksioni kushtetues iKomandantit të Forcave Ajrore ushtrohet ngaZëvëndës Komandanti!

Rekomdandimi 2:Në listën e propozimeve për `Gjeneralbrigade`dhe emërimin në këtë funksion të konsiderohen ushtaraknga Forcat Ajrore, si p.sh Edison Zarka: “Koloneli nr 1 në FA, i cili për mbi 30 vjet ka ushtruar me integritet shëmbullorfunksione të larta nëMM/SHP, F.Aj &NATO”!

Problematika nr 3:propozimet e MM, i çmojsi një“listë cinikepa trasparencë dhepa meritë”,pasinë mënyrëtinzare jovetëm nuk janë konsideruar,por edhe u ka mohuar të drejtën ligjore të ankimimit një listetë gjatë ushtarakë/esh elitarë, që cilët kanëpërfunduar kolegjet në USAose vendet e NATO-s;kanë ushtruar funksione të larta në FA, NATO,Atashe, dhe janëdalluarpër profesionalizem, patriotizëm dhe përgjegjshmërindaj detyravebrenda dhe jashte vendit.

Rekomandim nr 3: Bashkëlidhur listës,do duhet të konsiderohen jo vetëm propozime për dhënie “gradëpër gradë”,por specifikisht edhe nëcilin nga 6 pozicionet vakantesipasTOP do të emërohen, sip.sh: “komandanti forcave1. detare, 2. ajrore; 3. zëvëndës ShShPFA; 4. Zv/Komandant i FT; 5. Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm; 6. Drejtori i Inspektimit të MM?!

Në përmbledhje, në cilësinë e ish-këshilltarit, do t’i ri-rekomandojaPresidentittë Republikës qënëpërgjegjësinëkushtetuese tëKomandantitSuprem,sipas përcaktimeve në pikën 1 e 2 të nenit 168 të Kushtetutës; si dhe pikat 1dhe 7, neni 15 të Ligjit 64/2015 “Mbi pushtetet në FA”,të“pezullojë procesin”e dekretimit “Gjeneral”, përtej situatës së Covid-19, si dhembështetur në nenin 92/h të Kushtetutës t`i kërkoje MM: “informacion shterues,përfshirëkonsiderimine 3 problematikave dhe adresimin e 3 rekomandimeve tësipër parashtruara”.

Si ekspert,mbetem i motivuardhe i vendosur të kontribuoj me gjithshkaqë mundem, për të“rikthyer në shina demokratike”sistemine sigurisë kombëtare,modernizimin ekapaciteteve për sigurinë e jetës, shëndetit dhe mirëqenies sëqytetarëvesi dhe përmjekimine meritokracisë, kohezionit, solidaritetit, respektit dhe besimit në zinxhirin e drejtimit të Forcave të Armatosura.

* Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular