BallinaKronikeTentativë grabitje në Krujë, maskat plagosin pronarin e banesës

Tentativë grabitje në Krujë, maskat plagosin pronarin e banesës

Një tentative grabitje ka ndodhur në orët e para të mengjesit në fshatin Kamberas të Krujës.

Disa persona me maska e të armatosur kanë tentuar të grabisin të mira materiale në banesën e shtetasit A.B, banor i këtij fshati

Grabitësit, të pikasur nga i zoti i shtëpisë, kanë qëlluar me armë në drejtim të tij duke e plagosur në krah.

Forca të shumta policie po bëjnë krehjen e zonës për të gjetur armën e krimit dhe zbulimin e personave të përfshirë në grabitje.

Eshtë ndaluar një i ri nga policia, i cili po merret në pyetje në lidhje me grabitjen.

Krujë/Informacion paraprak 

Më datë 07.05.2020, rreth orës 02:25, në fshatin Kameras, Fushë Krujë, gjatë një tentative  për vjedhur bagëti të imëta në një stallë në pronësi të shtetasit A. B, 44 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar ai autorë të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular