BallinaAktualitetHoroskopi 9 maj, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 9 maj, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Hëna stimulon nevojën tuaj për të dalë, për të pohuar veten dhe për të marrë atë që ju meritoni në të gjitha nivelet. Është padyshim një moment shumë konstruktiv i jetës suaj, ju mund të filloni një projekt të rëndësishëm për të ardhmen. Dikush do të lëvizë, udhëtojë; disa të tjerë do të organizojnë një mbrëmje të paharrueshme me miqtë e zakonshëm.

Demi

Jo ditë e keqe për shenjën e Demi, veçanërisht nëse doni të ndryshoni diçka në shtëpi, ndoshta duke blerë mobilje të reja ose duke ndryshuar pozicionin e atyre të zakonshmeve.Do jetë një ditë e favorshme për çështjet e parave. Beqarët do jenë në kërkimin e gysmës tjetër. Romanticitet dhe lumturi për ata që janë në çift.

Binjakët

Jo gjithçka mund të shkojë në drejtimin e duhur, diskutimet sot do jenë të pashmangshme me Hënën e kundërt në Shigjeta. Largohuni nëse ndjeni se po humbni durimin. Relaksohuni dhe praktikoni sportin tuaj të preferuar.

Gaforrja

I dashuri juaj mund të ndjehet nën kontroll gjithë kohës nga ju. Do jeni të mbushur me mosbesi dhe xhelozi, gjë që askush nuk e priste nga ju. A nuk mendoni se duhet të dëgjoni motivet e të tjerëve, përpara se të gjykoni? Përpiquni të bëni kujdes me shëndetin, do keni shqetësime me stomakun.

Luani

Ju mendoni se jeni një zotëri i vërtetë dhe e shprehni kudo këtë fakt. Sidoqoftë, mbani mend se ju do pranoheni nga të tjerët nëse jini të sjellshëm dhe tregoni bujari të madhe. Krijimtaria që do të keni këtë ditë do të japë rezultate të shkëlqyera në çështje praktike. Në fushën sentimentale, intensiteti i ngjarjeve tuaja do të rritet me kënaqësi.

Virgjëresha

Pozicioni i shëmtuar i yllit të natës vazhdon, gjë që bën të mos dukeni mirë as në punë, as në jetën private. Ekzistojnë disa tensione për tu përballur në jetën tuaj, do ju duket se nuk jeni vlerësuar sa duhet nga të tjerët. Mos dramatizoni nëse i dashuri juaj ju injoron, ai është zhytur plotësisht nga një problem i punës.

Peshorja

Me Venusin dhe Marsin në anën tuaj, entuziazmi dhe mendimi pozitiv sot ju favorizojnë. Një shaka e juaja mund të zgjerojë rrethin tuaj të miqësive dhe qëllimeve shoqërore dhe do të demonstroni kreativitet dhe zgjuarsi. Një harmoni e veçantë do të përmirësojë jetën e dashurisë për ata që janë të lidhur.

Akrepi

Do jetë një e shtunë e shkëlqyer po pret për ju sepse yjet janë miqtë tuaj. Mund të keni kujdes vetëm nga disonanca e Marsit në Kampin e katërt që tregon shqetësim në familje. Mos e ngrini zërin, mos pretendoni të keni gjithmonë fjalën e fundit në shtëpinë tuaj! Drejtojeni vëmendjen tuaj te një njeri i dashur apo mik dhe kaloni momente të bukura me ta. Do kaloni një darkë e paharrueshme.

Shigjetari

Situata është në progres të qartë, premton një përfundim rrezatues të javës. Do përmirësoni humorin dhe disponimin tuaj. Fundjava, pra, fillon bukue: me shumë nisma interesante për t’u ndarë me partnerin dhe miqtë tuaj si gjithmonë. Lajme pozitive për të dashuruarit; nëse keni probleme, mund të përballeni me to dhe t’i lini pas.

Bricjapi

A kanë mbetur disa çështje të pazgjidhura dhe nuk gjeni asnjë mënyrë për t’i zgjidhur ato një herë e përgjithmonë? Lër një mik të të ndihmojë. Në mënyrën e komunikimit, jini më të vëmendshëm kur dëgjoni bashkëbiseduesin tuaj dhe do të kënaqeni. Asnjë sekret me personin që e doni: transparenca dhe sinqeriteti do të shpërblehen. Merrni projekte të reja emocionuese.

Ujori

Hëna në Shigjetar lehtëson tensionet dhe ju lejon të përqendroheni në atë që ju intereson, si për shembull në një miqësi të vjetër që është në krizë. Kushtojini vëmendje mirëqenies tuaj, duke zgjedhur atë që ju siguron kënaqësi dhe relaksim. Shijoni kohën tuaj të lirë dhe sportet e preferuara.

Peshqit

Mbylleni këtë ditë duke mbajtur një qëndrim të fortë dhe të vendosur. Me partnerin do keni vetëm zënka dhe do duket sikur jeni në një duel të përjetshëm. Do jeni shumë të pafushqishëm nga të gjitha këto tensione. Përpiquni të ruani qetësinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular