BallinaAktualitet“Me vrasës në qarkullim”- Gazetari: Ja qytetet më të frikshme në Shqipëri:...

“Me vrasës në qarkullim”- Gazetari: Ja qytetet më të frikshme në Shqipëri: Bandat shqiptare sundojnë edhe në këtë shtet të largët

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend.

Hoxha thotë se Shkodra sipas tij mban vendin e parë, pasi ka vrasës në qarkullim.

Ndërsa qyteti më i organizuar është Fieri. Gazetari thekson se aty bëhet lëvizja më e madhe e lëndës narkotike, ndërsa asnjëherë nuk kuptohet kur tarfikantët kanë konflikte mes njëri-tjetrit.

“Qytetet më të frikshme për mua, më problematike ku kanë ndodhur vrasje që unë i quaj të shmangshme është Shkodra, kemi vrasës në qarkullim. Unë jam i kujdesshëm kur shkoj në Shkodër, për shkak edhe të punës sime. Ka ardhur duke u sofistikuar. Më përpara e kshin me njëri-tjetrin, ndërsa sot janë bërë më të sofistikuar se media është bërë bezdisësë për ta. Është Vlora ku ka pausr shumë zhdukje kufomash. Qyteti më i organizuar në Shqipëri është Fieri, ka qenë dhe do jetë. Është destinacioni ku është lëvizja më e madhe e lëndës narkotike. Nuk e merr vesh që aty ka konflikt mes tyre”, tha gazetari në Provokacja në ABC News.

Hoxha tha se izolimi bllokoi krimin ordiner, por bandat e trafikut vijuan aktivitetin e tyre.

Gjatë këtij 6 javëshi në izolim kurioziteti ishte se si do të sillej bota e krimit. Izolimi bllokoi krimin ordiner. Duke shfrytëzuar edhe kontaktet me kolegët jashtë, në momentin që u bllokuan kufijtë, nje pjesë e grupeve kriminale ngelën jashtë, një pjesë ngeli brenda. Ata nuk janë mësuar që të rrinë në izolim, ata janë mësuar që të ndërveprojnë, ata nuk kanë kufij. Dhe bllokimi i lëvizjeve dhe fluturimeve e panikosi në fillim edhe botën e krimit.

Duke komunikuar me ta, me ata që janë në Ekuador, në Republikën Domenikiane. Nuk e dija që ne jemi bërë kaq faktor edhe në Republikën Domenikiane, një vend që duket i cuditshëm, por shqiptarët po e përdorin atë si pike ndalimi përpara se ta sjellim kokainën drejt Evropës. Kokaina lëvizte, sepse nuk u ndaluan asnjëherë anijet tregtare dhe lëvizjet e kontejnereve. Ata më thonin që malli lëviz. Së pari më thoshin se çmimi në Itali nuk ka lëvizur, ndërsa tani është dyfishuar. Ndërsa në Angli, në Holandë, në Belgjikë si duket ata kanë pasur stok dhe çmimi nuk lëvizte. Por problem për ta u bë paraja, se paraja e krimit nuk lëviz në rrugë bankare”, u shpreh Hoxha.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular