BallinaAktualitetTrualli i Teatri i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës, botohet në...

Trualli i Teatri i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës, botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Qeverisë

Vendimi i Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë,  të truallit të “Teatrit Kombëtar” është botuar në Fletoren Zyrtare.

1eebaae4-145f-48c2-953b-c31019a5d70d

Siç thuhet në VKM, “kjo bëhet me   qëllim   ndërtimin   e   një godine   bashkëkohore   dhe   me   standarde   të Teatrit  Kombëtar,  në  konsultim  me  të  gjitha grupet  e  interesit,  sipas  hartës  kadastrale  që  i bashkëlidhet   këtij   vendimi   dhe   është   pjesë përbërëse e tij”.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  13  e  15,  të  ligjit  nr.8743,  datë  22.2.2001, “Për  pronat  e  paluajtshme  të  shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, shkronja “d”, 5, 7, 8 e   17,   të   ligjit   nr.8744,   datë   22.2.2001,

“Për transferimin e  pronave të paluajtshme publike të shtetit  në  njësitë  e  qeverisjes  vendore”, të ndryshuar,    me    propozimin    e    ministrit    të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

teatri

1.Kalimin  në  pronësi  të  Bashkisë  Tiranë,  të pasurisë    nr.1/241,    me    emërtimin “Teatri Kombëtar”, në  zonën  kadastrale  8150,  Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”,   Tiranë,   me   qëllim   ndërtimin   e   një godine   bashkëkohore   dhe   me   standarde   të Teatrit  Kombëtar,  në  konsultim  me  të  gjitha grupet  e  interesit,  sipas  hartës  kadastrale  që  i bashkëlidhet   këtij   vendimi   dhe   është   pjesë përbërëse e tij.

2.Bashkisë  Tiranë  i  ndalohet  të  ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.

3.Pasuria  e  përcaktuar  në  pikën  1,  të  këtijvendimi,    i    shtohet    listës    përfundimtare    të pjesshme   të   pronave   të   paluajtshme   publike shtetërore,  miratuar  me  vendimin  nr.219,  datë 21.3.2017,  të  Këshillit  të  Ministrave,  “Për miratimin   e   listës   përfundimtare   të   pjesshme (pjesa  e  parë  +  pjesa  e  dytë)  të  pronave  të paluajtshme  publike  shtetërore,  që  transferohen në    pronësi    ose    në    përdorim    të    njësisë administrative  Tiranë,  Bashkia  Tiranë,  të  Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

4.Ngarkohen  Ministria  e  Kulturës,  Bashkia Tiranë  dhe  Agjencia  Shtetërore  e  Kadastrës  për zbatimin e këtij vendimi.  Ky   vendim   hyn   në   fuqi   pas   botimit   në Fletoren Zyrtare./ KRYEMINISTËR Edi Rama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular