BallinaKronikeFOTO/Gjendet makina e shkrumbuar, dyshohet se është përdorur në krim

FOTO/Gjendet makina e shkrumbuar, dyshohet se është përdorur në krim

Në orët e vona të së shtunës në Gracen të Elbasanit në segmentin e që tashmë njihet si rruga e  vjetër Elbasan-Tiranë është gjetur një automjet tip Peugeot 307, me targa AA 352 TK i djegur pothuajse plotësisht.

Paraprakisht dyshimet e policisë janë se ky automjet  mund të jetë përdorur për aktivitet kriminal.

Nuk janë të qarta rrethanat sesi mund të ketë ndodhur ngjarja. Nëse kemi të bëjmë me një djegie të qëllimshme të tij dhe nëse është braktisur qëllimisht në zonën e Gracenit ku prej të paktën 7 vitesh ka  pak lëvizje.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përdoruesve të automjetit të braktisur pas djegies së qëllimshme .

1

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular