BallinaAktualitetKonfirmohet nga Rama: Në Shqipëri do legalizohet kanabisi, kemi 1 vit që...

Konfirmohet nga Rama: Në Shqipëri do legalizohet kanabisi, kemi 1 vit që po punojmë për këtë

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ka konfirmuar se është gati drafti për kultivimin e kanabisit dhe legalizimin e tij për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Sipas Ramës, për draftin ka mbi një vit që po punohet dhe Shqipëria është konsultuar me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë e vendas.

“Kemi 1 vit që punojmë për këtë draft, do jetë gati për pak, ne nuk bëjmë punë pa u konsultuar me ekspertë të huaj dhe tanët. Gjëja kryesore që bëjmë dhe na ka dalë është konsultimi me eksperiencat e tjera. Ne nuk shpikim asgjë, mësojmë nga të tjerët, adaptojmë nga të tjerët. Do jetë gati drafti shumë shpejt, ashtu si drafti për amnistinë fiskale”,- tha Rama.

Ky reagim vjen pas akuzave nga opozita dhe media se në vend po rikthehet kultivimi masiv i kanabisit në prag të vitit zgjedhor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular