BallinaBotaA është lajm i mirë ky i Kryeministrit italian: Nuk do të...

A është lajm i mirë ky i Kryeministrit italian: Nuk do të jetë një verë karantine, por….

“Këtë verë nuk do të qëndrojmë në ballkon dhe bukuria e Italisë nuk do të jetë në karnatinë. Po, mund të shkojmë në det, në mal, mund të shijojmë qytet tona edhe pse këtë vit do të jetë ndryshe me rregulla dhe me shumë kujdes.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka dhënë një lajm shumë të mirë për qytetarët e vendit të tij, të cilët prej pothuajse 3 muajsh qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

E ndërsa temperaturat rriten dhe njerëzit po mendojnë përditë e më shumë për plazhin, kreu i qeverisë italiane dhe një përgjigje të shumëpritur për të gjithë. Por ai vazhdoi më tej se muajt në vazhdim do të jenë të vështirë pasi koronavirusi ende nuk është zhdukur.

“Ne presim evoluimin e kornizës epidemiologjike për të dhënë indikacione të sakta në data dhe programin gjatë muajve të verës. Por muajt në vijim do të jenë të vëshirë””- ka thënë Contë Corriere della Sera”.

Ai foli edhe për krizën ekonomike që ka shkatuar kornavirusi. “Do të kemi një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pasojat ekonomike do të jenë shumë të dhimbshme”, nënvizoi ai.

Që prej 4 majit Italia ka kaluar në fazën 2 të koronavirusit. Më shumë se 4 milionë italianë janë kthyer në vendin e punës. Kryeministri Conte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja. “Sot më shumë se kurrë, fati i kombit tonë është në duar tona”, u shpreh më herët kreu i qeverisë italine.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular