Ariana Grande prezanton të dashurin në klipin e ri

0

Ariana Grande, duhej të publikonte klipin e ri për t’i konfirmuar botës romancën me agjentin e pasurive të paluajtshme,  Dalton Gomez. Kënga e re quhet “Stuck With You”, një bashkëpunim me Justin Bieber që i dedikohet ditëve të gjata të karantinës dhe sigurisht, dashurisë.

Në video shfaqen shumë njerëz (të famshëm dhe të thjeshtë) teksa jetojnë jetën “ngecur” brenda shtëpisë. Grande dhe partneri sekret shfaqen në një moment të klipit dhe duken shumë çift, gjë që vërteton thashethemet e kësaj kohe. Në fillim të videos, duket Ariana që përqafon dikë, fytyra e të cilit nuk duket, ndërsa aty nga fundi, dyshja shfaqen duke kërcyer.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.