BallinaAktualitetPolici nuk e le të lahet në det/Nxehet i moshuari: Turp! Po...

Polici nuk e le të lahet në det/Nxehet i moshuari: Turp! Po na nxini jetën…

Larja në det vazhdon të jetë e ndaluar deri në një njoftim të dytë për shkak të kufizimeve që janë marrë për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Një kufizim i tillë ka sjellë edhe përplasjen e qytetarëve, të cilët kanë zgjedhur të nisin plazhin me policinë.

Një skenë e tillë ka ndodhur sot në Vlorë.

Në videon që publikon Abc News, shihet teksa policia i kërkon një të moshuari të mos futet në ujë.

Ndërsa kjo ka sjellë irritimin e këtij të fundit.

“I terrorizuat njerëzit është turp kjo që bëni. Unë dal dhe rri në buzë detit, po na nxini jetën”, i thotë i moshuari punonjësit të policisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular