BallinaAktualitetDy anëtaret e Komitetit të Ekspertëve/Mjeku: Njëra nuk ka mbaruar 4-vjeçarin, vëllai...

Dy anëtaret e Komitetit të Ekspertëve/Mjeku: Njëra nuk ka mbaruar 4-vjeçarin, vëllai i tjetrës shok me Ilir Beqaj

Mjeku Petrit Vargu ka folur për situatën e korónavirusit në Shqipëri duke thënë se ka shumë pikëpyetje sa i përket hapjes së lokaleve dhe restoranteve që do të bëhet nga java e ardhshme.

Duke folur për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, Vargu tha:

“Duhet të kishte dalë një udhëheqës për baret dhe restorantet që mendohet të hapen javës tjetër, sa do të ketë largësi, si do të jetë dezinfektimi.

Këtu nuk flet asnjeri, gjithcka lihet në momentin e fundit. Nëse dezinfektimi do të jetë nga autoritete të certifikuara apo nga vetë pronarët.

Pra, unë nuk e shoh shumë rolin drejtues të atyre që drejtojnë, sidomos Ministrisë së Shëndetësisë.”

Sa i përket Komitetit Teknik për korónavirusin, Vargu zbuloi disa detaje për mjeken Silva Bino dhe Mira Rakacollin.

“Nëse do më pyesni a janë komitet ekspertësh, do të thoja që janë më tepër ekspertë ínfeksionistë se sa epidemiologë. E gjithë bota lufton me epidemiologë, i njohim të gjithë kokat që drejtojnë.

Në Shqipëri nuk kemi një “kokë” që drejton. Është edhe e nderuara kolegia Silva Bino, është mjeke ínfeksioniste. Nëse ka bërë ndonjë kurs, ka bërë mirë, por unë nuk di që të ketë mbaruar 3 apo 4 vjecarin për Epidemiologji.

Mira Rakacolli është neurologia më e mirë në Shqipëri, por unë e di që vëllai i saj është shok me Ilir Beqajn”, tha Vargu. Faxweb.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular