BallinaKronikeEMRAT/Vihen në pranga 2 shqiptarë në Britani, në tualetin e banesës kishin...

EMRAT/Vihen në pranga 2 shqiptarë në Britani, në tualetin e banesës kishin fshehur…

Policia britanike ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, pasi në banesën e tyre në Londër u gjetën kokainë dhe armë.

Sipas mediave britanike aksioni për kapjen e shqiptarëve u zhvillua më 7 Maj, dhe për kapjen e tyre ndihmoi një forcë speciale në polici.

Agjentët gjetën 25 000 Paund dhe 24 fishekë të fshehura në një dollap. Gjithashtu u gjet edhe një ditar, që sipas autoriteteve shërbente për të shënuar shpërndarjen e drogës.

Në një prej dhomave, brenda dollapit të rrobave u gjet një pistoletë e kalibrit “.32”. Pas tualetit, të rinjtë kishin fshehur një kilogramë kokainë.

I pari që u arrestua ishte Arben Sulka, 30 vjeç. Ai u përpoq të arratisej duke u hedhur nga ballkoni, por pa sukses. Për të rëndon vetëm akuza e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ndërkohë, 32-vjeçari, Elton Osmenaj, i cili jetonte në të njëjtën banesë u arrestua një ditë më vonë, në një zonë tjetër të Londrës. Përveç shpërndarjes së lëndëve narkotike ndaj tij rëndon edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Dy të rinjtë shqiptarë do duhet të dalin para gjykatës më 11 Qershor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular