BallinaBotaPas rikthimit të rasteve të reja, ja çfarë po bën Kina. Qytetarët...

Pas rikthimit të rasteve të reja, ja çfarë po bën Kina. Qytetarët lajmërohen të…

Zyrtarët kinezë njoftuan një rritje të rasteve të reja me COVID-19 në disa provinca. Nisur nga ky fakt autoritetet shëndetësore i kanë kërkuar popullatës të përdorë pajisje personale mbrojtëse.

Në një konferencë për shtyp në Pekin, zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Mi Feng njoftoi se gjatë ditës së sotme (e hënë) janë konfirmuar 17 raste të reja me koronavirus.

Zëdhënësi tha se rastet e reja janë vlerësuar si “të importuara” në atë që njihet si rajoni i brendshëm i Mongolisë. Pesë raste janë shënuar në qytetin e Wuhanit, epiqendra e pandemisë, ku muajin e kaluar u zbatuan masa të rrepta izolimi. Raste ka pasur në tre provinca verilindore, përfshirë Jilin, ku autoritetet pezulluan shërbimin e trenave brenda dhe jashtë qarkut.

Televizioni shtetëror kinez njoftoi se kanë dërguar një ekip ekspertësh në zonat e prekura për të hetuar rreth situatës. Sipas universitetit Johns Hopkins, aktualisht Kina ka më shumë se 84 mijë persona të prekur nga infeksioni viral dhe mbi 4,637 të vdekur./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular