BallinaAktualitet“Rama kërkon të hipotekojë hektarët me drogë”, Salianji për legalizimin e hashashit:...

“Rama kërkon të hipotekojë hektarët me drogë”, Salianji për legalizimin e hashashit: Ja grosistët…

Ish deputeti demokrat Ervin Salianji me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se Edi Rama kërkon që të hipotekojë hektarët me drogë që janë mbjellur në kohën që ka qenë në pushtet.

Salianji nënvizon se grosistët e mbjelljes së hashashit do të jenë 5 oligarkë në vend, pasi kanë kapur gjithcka tjetër.

Ai shton se pasi qeveria ua ka pastruar paratë me anë të amnistisë, tani miqve të qeverisë po u përgatitet terreni për të siguruar edhe tregun e kanabisit.

Postimi i Ervin Salianjit:

Ekonomia në kolaps, mijëra familje diskutojnë çdo ditë mbijetesën, mbajtjen e frymës gjallë, mijëra biznese te vogla nuk marrin dot borxh dhe as kreditohen për të paguar shpenzimet, biznesi i madh po paguan për qeverinë, për punëtorët dhe për oligarkët.

Fermerët po mbyten bashkë me produketet që skanë ku i çojnë… Rama propozon të legalizojë Hashashin!

Pasi i fuqizoi grupet kriminale dhe bandat e organizuara duke i legalizuar de fakto mbjelljen e kanabisti në 7 vjet qeverisje, Edi Rama sot po kërkon ti hipotekojë hektarët me drogë nëpër Shqipëri, nga ky operacion do të fitojë krimi i organizuar dhe maksimumi 5 oligarkë që do jenë edhe grosistet e drogës pasi kanë kapur gjithçka tjetër!

Kjo politikë nuk ështē ndihmë për fermerët, asnjë përfitim për qytetarët, vetëm miqtë e qeverisë që pasi ju pastohen paratë me amnisti ju pergatitet terreni për të siguruar tregun e kanabisit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular