BallinaKryesoreFOTOT/Basha në terren: Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e...

FOTOT/Basha në terren: Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur sot në terren ku ka parë nga afër situatën me bizneset, ndërsa ka biseduar edhe me qytetarë të ndryshëm lidhur me situatën që po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë së COVID-19. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, lideri opozitar ka ngritur shqetësimin që po kalon sektori i biznesit për shkak të situatës me koronavirusin.

Mesazhi i Lulzim Bashes ne FB

Pjesa më e madhe e qytetarëve që takoj në Tiranë i kanë respektuar rregullat e higjenës dhe të distancimit social. Megjithatë shqetësim serioz mbetet situata ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19. Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi. Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listpagesat.

Qeveria Rama i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve. Rinisja e aktivitetit normal është shumë e vështirë për ta tashmë që veç faturave dhe taksave të larta, përballen me uljen e numrit të blerësve dhe ankthin për të ardhmen e pasigurt.

Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama. Asnjë formë propagande dhe cirku qeveritar nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë e tejskajshme që po pllakos në familjet shqiptare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular